Dita e Çlirimit, Hamza: Sakrifica ishte e madhe për këtë ditë

12 qershor 2024 | 11:57

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët e Kosovës në 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës.

Hamza ka thënë se sakrifica ishte e madhe për këtë ditë dhe se edhe arritjet ishin të mëdha në këto 25-vjet.

“Dëshmorët përherë na frymëzojnë me veprat e tyre, ndërsa martirët na e kujtojnë çmimin e lirisë.”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Postimi i plotë:

25 vjet liri, ndërtim, zhvillim. 25 vjet koordinim, bashkëjetesë dhe fuqizim të shtetit ligjor.

E madhe ishte sakrifica për këtë ditë. E të mëdha janë edhe arritjet në këto 25 vjet.

Nga përpjekjet për mbijetesë, me dashurinë e madhe për atdheun, me bashkëpunimin e ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare, ne ia dolëm ta bëjmë shtetin tonë.

I ndërtuam gjithë mekanizmat shtetërorë nga fillimi, duke e rindërtuar vendin, me të gjithë e për të gjithë qytetarët, si një shtëpi të përbashkët, ku respektohen liritë dhe të drejtat e secilit.

Dëshmorët përherë na frymëzojnë me veprat e tyre, ndërsa martirët na e kujtojnë çmimin e lirisë.

Sot u bën 25 vjet liri, por mirënjohja për ta dhe për çlirimtarët që ende po sakrifikojnë, mirënjohja për NATO-n, ShBA-në dhe të gjitha shtetet partnere është e përjetshme!

Rruga drejt lirisë nisi me vendosmërinë e palëkundur të burrave dhe grave, të rinjve dhe të moshuarve të vendit tonë, që refuzuan ta pranojnë padrejtësinë dhe shtypjen, ndërsa me përkrahjen e madhe ndërkombëtare fitoi kauza jonë e drejtë!

KOSOVË, përgjithmonë e gëzofsh lirinë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë…