Kurti lavdëron FSK-në: Ushtria e Kosovës e ka origjinën nga UÇK-ja

12 qershor 2024 | 12:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur para fillimit të paradës së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në fjalimin e tij, Kurti ka pasur fjalë të mëdha për FSK-në. Sipas Kurtit, FSK-ja ka arritur përparim të madh.

“Jam shumë i gëzuar që të shoh bashkë me ju përparimin e madh dhe të shpejt të FSK-së. Kjo është arritur si rezultat i investimeve dhe punës sonë të përbashkët shumëvjeçare dhe veçanërisht gjatë tri viteve të fundi”.

“Ushtria e Kosovës e ka origjinën nga UÇK-ja, që në krye e kishte si prijës e shembull Adem Jasharin”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para shumë qytetarëve, në paradën…