Drita prezanton tre futbollistë

12 qershor 2024 | 12:49

Skuadra e Ditës ka filluar të përforcohet për edicionin e ri futbollistik 2024/2025. Skuadra nga Gjilani ka prezantuar tre futbollistë brenda 24 orëve. Veton Tusha, Ilir Mustafa dhe Kastriot Rapuca janë tri transferet e skuadrës nga Gjilani.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë me lojtarin tonë më të ri, sulmuesin Veton Tusha i cili është ardhja jonë e radhës e këtij afati kalimtarë nga Dinamo City. Tusha ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare dhe do të jemi së bashku deri në qershor 2027”, thuhet në njoftimin e Dritës. Tusha është pjese e Përfaqësueses së Kosovës U21 dhe do të jetë një forcë shtesë në repartin ofensivë për trajnerin Zekirija Ramadani.

Transferi tjetër i Dritës është Ilir Mustafa, i cili ka bërë karrierë në disa klube kosovare, por ka përvojë edhe në Ligën e Parë të Turqisë. “Iliri nga sezoni 2015/16 është pjesë e Superligës së Kosovës ku ka luajtur për ekipe si Liria ,Dukagjini dhe së fundmi Malisheva.  Iliri ka luajtur edhe jashtë kampionatit tonë ku në sezonin 2020/21 ka luajtur në Ligën e Parë të Turqisë. Mustafa do të jetë një forcë shtesë për sezonin e ri dhe do të jetë pjesë e klubit tonë për dy sezonet e ardhshme deri në qershor 2026”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Përforcimi i tretë është Kastriot Rapuca, i cili në tre sezonet e fundit ka qenë pjesë e Superligës së Kosovës me ekipe si Ulpiana, Malisheva dhe së fundmi me ekipin e Fushë Kosovës. Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë me lojtarin tonë më të ri, mbrojtësin e krahut të djathtë Kastriot Rapuca i cili është  ardhja jonë e parë e këtij afati kalimtarë.  Rapuca do të jetë një forcë shtesë në repartin defensivë dhe një konkurrent i fortë nën drejtimin e trajnerit Zekrija Ramadani. Rapuca ka nënshkruar kontratë dy vjeçare dhe do të jemi së bashku deri në qershor 2026”, ka njoftuar skuadra e Dritës.

Drita kampionatin e përfundoi në vendin e tretë, por do të jetë pjesë e garave ndërkombëtare bashkë me Ballkanin, Llapin dhe Malishevën.

/Veton ZYMBERI/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të seancës solemne për nderë të 25-vjetorit të…