Gëzuar Kosovë! DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT!

12 qershor 2024 | 13:33

Lulëzim ETEMAJ

Falë përpjekjeve të shumta, të kulmuara me luftën çlirimtare të UÇK-së dhe mbështetjen e fuqishme të shtetit amë, Shqipërisë, dhe NATO-s, prirë nga SHBA-të, Kosova sot e shënon 25-vjetorin e çlirimit.

Në rrethana normale, Kosova do të duhej ta dridhte sot Prishtinën!
Do të duhej ta ngriste fuqishëm zërin kundër abuzimit dhe deformimeve të Gjykatës Speciale. Kundër shkeljes së procedurave dhe të drejtave të çlirimtarëve si dhe tendencave të hapura politike për ta rishkruar historinë e saj dhe të UÇK-së.

Nderim I përjetshëm luftës çlirimtare të UÇK-së, sakrificave dhe gjakut të derdhur të luftëtarëve të saj si dhe popullatës civile, të të gjitha gjinive dhe moshave!

Gëzuar Kosovë!
Veteranë të nderuar, gëzuar kjo ditë e shënuar!

DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi me shokë!

Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, është shprehur i lumtur…