Rifat Jashari i emocionuar: Më i kënaqur s’kam qenë kurrë se kur e arritëm çlirimin e Kosovës

12 qershor 2024 | 13:25

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, është shprehur i lumtur me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit.

Jashari ka thënë se për këtë ditë është derdhur shumë gjak.

Ai ka thënë se më i kënaqur nuk ka qenë asnjëherë pasi ka arritur ta gëzojë çlirimin e Kosovës.

“Qysh më mirë, më i kënaqur nuk jam kanë kurrë që e arritëm edhe çlirimin e Kosovës. Është derdhur gjak, por është paguar ata gjak. Dhimbje s’ka veç krenari. Urime gjithë shqiptarëve kudo që janë”, ka thënë Jashari për “Ekonomia Online”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë për “Corriere Della Sera”, trajneri i kombëtares…