Lëndohet Pavloviqi, ftohet Emre Can  

12 qershor 2024 | 15:23

Julian Nagelsmann ka marrë një lajm të rëndë vetëm dy ditë para se të nisë Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë është dashur të bëjë ndryshime në listë.

Mesfushori i talentuar i Bayern Munchen, Aleksandar Pavloviq është larguar nga lista finale. “Aleksandar Pavloviq do të humbas ‘Euro 2024’ për shkak të bajameve”, ka shkruar “Bild”. Mediumi gjerman ka raportuar se trajneri i Gjermanisë e ka thirrur Emre Canin si zëvendësues të Pavloviq.

Can i cili ishte në Kosovë dhe në Shqipëri së fundmi ka lënë pushimet në gjysmë dhe është nisur drejt Gjermanisë, ku do t’i bashkohet Kombëtares.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova sot shënon 25-vjetorin e Çlirimit të vendit, kur trupat…