Ferat Shala me video të rrallë nga lufta e UÇK-së uron Ditën e Çlirimit

12 qershor 2024 | 15:39

Eprori i lartë i UÇK-së dhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ua ka uruar qytetarëve të Kosovës Ditën e Çlirimit.

Me një video nga lufta e UÇK-së, ku shihen edhe Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, Shala ka thënë se liria e Kosovës është dëshmi e guximit dhe sakrificës së UÇK-së.

“Sot, ndërsa festojmë Ditën e Çlirimit, zemrat tona rrahin fort me kujtimet për luftën e të kaluarën tonë, dhe liria jonë është dëshmi e guximit dhe sakrificës së UÇK-së dhe luftës tonë të lavdishme. Gëzuar!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo, ndan herë pas here foto…