Llapi finalizon transferimin e Mulajt

12 qershor 2024 | 15:55

Skuadra e Llapi të mërkurën ka njoftuar se ka finalizuar transferimin e talentit të ri, Erlind Mulaj. Ai ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin llapjan. 18-vjeçari  është sulmues i krahut të majtë, derisa ka shkëlqyer me aftësitë e tij në fushën e lojës.

Duke filluar karrierën e tij te FC Istogu, ai ka debutuar në ekipin e parë që në moshën 16-vjeçare dhe ka kontribuar me 3 gola të realizuar. Statistikat e tij impresionuese përfshijnë 43 gola dhe 32 asistime në  U-19 të FC Istogu gjatë dy sezoneve me ekipin, një sezon në Ligën e Parë dhe së fundmi në Superligë.

“Transferimi i Erlind Mulaj është një hap i rëndësishëm për KF Llapin në përpjekjet tona për të forcuar ekipin tonë dhe për të zhvilluar talentë të rinj në fushën e futbollit.  Ne e mirëpresim Erlindin në familjen tonë dhe i urojmë atij sukses në rrugën e tij të re me KF Llapin”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eprori i lartë i UÇK-së dhe deputeti i PDK-së, Ferat…