ALI AHMETI NË 25 VJETORIN E ÇLIRIMIT TË KOSOVËS, NDEROHET ME MIRËNJOHJE NË KAÇANIKUN LEGJENDAR

12 qershor 2024 | 17:45

Ismet Sylejmani

Ali Ahmeti, ky shqiptar i përmasave të mëdha shekullore e i lavdishëm deri në palcë të Kombit, është njëri prej lindjeve më të mëdha historike të truallit arbëror, i cili me politikën e Tij të madhe patriotike dhe të hapur euroatlantike, ka dëshmuar dhe po dëshmon se është, njëri nga ikonat e reja të Atdheut, por edhe aleat i madh i paqes dhe i stabilitetit jo vetëm në shtetin e Maqedonisë së Veriut, në Ballkan dhe Europë, por edhe më gjerë, në tërë pjesët e kontinentit euroamerikan!

Në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese, në Kaçanikun Legjendar të luftërave për liri e pavarësi kundër pushtuesve osman dhe serb, u nderua njëri prej bijëve më të mëdhenj të truallit të Arbërit, Udhëheqësi i popullit shqiptar, Atdheut dhe Kombit tonë, njëri prej themeluesve të UÇK-së, i papërsëritshmi Ali Ahmeti!

Nderimi që iu bë Liderit të madh kombëtar Ali Ahmeti, në qytetin simbol të luftërave kryengritëse të popullit shqiptar, në Kaçanikun e panënshtruar, ishte nderimi i madh i radhës, që dekorohet ky luftëtar e ushtar i lavdishëm i Atdheut!

Birit të madh e të shquar të Kombit tonë Ali Ahmetit, në një atmosferë festive, nderimi e respekti, në sallën historike ku u shpall Kushtetuta e 7 Shtataorit, 1990, mirënjohja iu dorëzua nga Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi!

Prishtinë, 12 Qershor 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Blerim Latifi Në ditën kur përfunduan luftimet në Koshare,…