Stuhia godet Spanjën, përmbytet aeroporti, anulohen qindra fluturime (VIDEO)

12 qershor 2024 | 20:57

Mot i keq me stuhi shkaterruese ka përfshirë “Palma de Mallorca” në Spanjë duke bërë që shumë turistë të largohen me urgjencë nga ishulli turistik. Janë mbi 320 incidente të ndodhur në ishull ndërsa qindra fluturime në aeroportin “Palma de Mallorca” në Spanjë janë vonuar apo janë anuluar si pasojë e stuhisë së fortë.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale duket se avionët janë përmbytur. Një video tregoi ujërat e shiut duke përmbytur një nga pistat e aeroportit, ndërsa një anëtar të stafit që zhytej në ujë për të treguar se sa thellë ishte. Një tjetër tregonte pasagjerët brenda terminalit duke u përpjekur të mbuloheshin pasi uji rridhte nga tavani.

Autoritetet përkatëse njoftuan se vetëm për të martën 100 nga më shumë se 900 fluturimet të planifikuara, duke përfshirë shumë fluturime për apo edhe nga Gatëick , Luton dhe Bristol, ishin prekur nga stuhia.

Në faqen e internetit thuhet:

“Aeroporti Palma de Mallorca ka kufizuar përkohësisht funksionimin për shkak të ndikimit të një stuhie të fortë dhe ka aktivizuar planin e emergjencës për përmbytjet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e përfundimit të mandati të ambasadorit të Shqipërisë…