12-shi i Trepçës, në 12 qershorin e Çlirimit vazhdon me Minatorët

12 qershor 2024 | 21:25

Klubi i basketbollit, Trepça ka njoftuar për zgjatjen e kontratës me Drilon Hajrizin, duke zgjedhur si ditë – Ditën e Çlirimit të Kosovës, 12 qershorin.

Këtë klubi mitrovicas e ka bërë të ditur me anë të një komunikate të lëshuar për media.

Hajrizi njëherësh do të jetë edhe kapiteni i ri i Trepçës, pas pensionimit të Valdrin Haxhiut.

“Një dhuratë për ditën e çlirimit! Sot më 12 Qershor po nënshkruajmë me kapitenin tonë të ri, 12-shin tonë, Drilon Hajrizin”, thuhet në njoftim.

“Drilon Hajrizi është lojtar i cili me kategorinë e katedetëve fitoi tre tituj kampioni, e katër të tjerë me kategorinë e juniorëve. Gjithashtu, roli i tij në sukseset e klubit tonë edhe me kategorinë e seniorëve është i pamohueshëm”.

“Klubi është mirënjohës për kontributin e tij. Prandaj, kemi zgjedhur ditën e çlirimit për të konkretizuar marrëveshjen me numrin 12! Urime!”.

Trepça shënoi sukses të madh në sezonin e kaluar, duke fituar plot katër trofe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë gjithçka është zyrtare, me brazilianin, Thiago Motta që do…