Reka pret në takim nxënësit e Kosovës që fituan 6 medalje të arta në “Neo Science Olympic”

13 qershor 2024 | 01:31

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka bërë me dije se nxënësit e Kosovës fituan të martën 6 medalje të arta dhe shumë të argjendtë dhe bronztë, në matematikë, shkencë dhe robotikë, në garën ndërkombëtare: “Neo Science Olympic” të New Jersey Institute of Technology.

“Në pritjen e sotme për nxënësit, arsimtarët dhe prindërit, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork. Fëmijët e lindur në liri, na bënë krenarë në ditën e çlirimit të Kosovës”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni turistik ka rritur ndjeshëm fluksin e hyrjeve dhe daljeve…