Arrestohet një person për veprat zjarrvënie dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

13 qershor 2024 | 10:56

Hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën zjarrvënie të raportuar më 10.12.2023.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, ku janë përfshirë nga zjarri tri vetura.

Personi i arrestuar: M.Rr, mashkull, 36 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Polica po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë të enjten se…