111.60 milionë euro është vlera e Kombëtares së Shqipërisë

13 qershor 2024 | 11:35

Kombëtarja e Shqipërisë më 15 qershor do ta zhvillojë ndeshjen e parë kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2024”. Faqja e njohur “Transfermarkt” i ka publikuar të dhënat lidhur me “kuqezinjtë”.

Po ashtu është bërë e ditur edhe vlera e futbollistëve. Shqipëria ka një vlerë prej 111.60 milionë eurosh. Futbollisti më i shtrenjtë është Armando Broja, me 22 milionë euro. I dyti pas tij renditet Kristian Asllani, me 18 milionë euro, Ernest Muçi, me 13 milionë euro.

Në mesin e futbollistëve më të shtrenjtë është edhe kapiteni, Berat Gjimshiti, me 10 milionë euro. Skuadra e Sylvinhos, gjendet në grupin B, me kundërshtarë tejet të fortë si: Italia, Spanja dhe Kroacia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje zyrtare…