Gattuso emërohet trajner i Hajdukut

13 qershor 2024 | 11:56

Hajduku i Splitit e ka emëruar Gennaro Gattuso trajner të ri. Ai ka nënshkruar kontratë me Hajdukun deri në verën e vitit 2026 dhe në Split do të mbërrijë javën e ardhshme, në fillim të përgatitjeve të ekipit të parë.

Angazhimi i tij i fundit si trajner ishte drejtimi i gjigantit francez Olympique Marseille, nga bankina e të cilit u largua në shkurt të këtij viti. Në Spanjë më parë ka drejtuar Valencian, teksa në Itali Fiorentinën, Napolin dhe Milanin.

Kroacia do të jetë liga e shtatë radhazi në të cilën ai do të mbajë postin e trajnerit dhe Hajduk do të jetë klubi i tij i nëntë. “I urojmë mirëseardhjen e ngrohtë Gattuso dhe i urojmë fat dhe suksese në punën e tij”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 1 janari i këtij viti, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike,…