Vdiq duke e kryer haxhin, BIK-u: Muharrem Gashi do të varroset në Mekë

13 qershor 2024 | 15:35

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar për vdekjen e Muharrem Gashit në Qabe, i cili kishte shkuar për të kryer obligimin fetar të haxhit.

Në njoftimin për medie, BIK-u ka bërë me dije se i ndjeri do të varrohet në varrezat e qytetit të shenjtë.

“Njoftojmë besimtarët dhe opinionin e gjerë se sot, më 13 qershor 2024, në mëngjes, në Mekë, ka ndërruar jetë haxhi Muharrem Gashi nga Podujeva, i cili këtë vit ishte në mesin e besimtarëve që udhëtuan drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin. Me këtë rast, myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, shpreh ngushëllime për familjen e haxhiut, duke lutur të Madhin Zot që t’ia falë mëkatet dhe ta shpërblejë me xhenetin firdeus! Namazi i xhenazes së rahmetliut do të falet sonte në Qabenë e bekuar me namaz të jacisë, ndërsa varrimi i tij do të bëhet në varrezat e Mekës, nën përcjellje edhe të udhëheqësve të haxhit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës”, është thënë në njoftimin e BIK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi mbylli karrierën me trofeun e Ligës së Kampionëve, “arkitekti”…