Begaj pritet në takim nga Xhaferi: Shqiptarët, faktor vendimtar në formimin e shtetit në Maqedoninë e Veriut

13 qershor 2024 | 17:02

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar në Shkup me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.

Begaj e ka përgëzuar Xhaferin për udhëheqjen e zgjedhjeve në parametrat më demokratikë, duke nxjerrë në kohë rezultatet dhe pa kontestime.

“E përgëzova për udhëheqjen e zgjedhjeve në parametrat më demokratikë, duke nxjerrë në kohë rezultatet dhe pa kontestime. Vizioni, profesionalizmi dhe përkushtimi i tij tregojnë sërish se shqiptarët janë një faktor vendimtar në formimin e shtetit në Maqedoninë e Veriut.  Çdo tullë që vendosim në murin e arritjeve tona është hapi drejt një të ardhme të ndritur dhe do të jetë gjithmonë e mirëpritur”, ka shkruar Begaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka treguar emrat e katër gjeneralëve…