Sonte fillon ‘Euro 2024’, nesër Shqipëria përballet me Italinë

14 qershor 2024 | 09:35

Sonte (e premte) tifozët do të zbresin në “Allianz Arena” në Munchen për ngritjen e perdes së shumëpritur për “Euro 2024”, ndërsa Gjermania që është nikoqire do të nisë këtë kampionat ndaj Skocisë në kuadër të Grupit A.

Për “Die Mannschaft”, Kampionati Evropian është një mundësi e shkëlqyeshme për të korrigjuar disa dështime të fundit, ndërsa njerëzit e Steve Clarke janë ende duke pritur për paraqitjen e tyre të parë në raundin e nokautit. Pavarësisht dështimit të madh në Kampionatin e fundit Botëror, Gjermania e Nagelsmannit po llogaritet favorit në këtë ndeshje, por edhe ndër favoritët kryesor për të fituar trofeun.

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann është entuziazmuar që “Euro 2024” po mbahet në vendin e tyre dhe beson në sukses. “Është hera e dytë që Gjermania pret një kampionat evropian. Për lojtarët dhe për mua si menaxher, të marrë pjesë në një turne në si vendas është një mundësi unike. Ka presion, por më shumë gëzim dhe nëse mund ta shohim atë gëzim në fushë, atëherë do të kemi një turne të mrekullueshëm”.

Në anën tjetër, Steve Clarke, trajneri i Skocisë, ka thënë se Gjermania ka një skuadër cilësore dhe do të mundohet të mos zhgënjejë tifozët.

“Gjermania do të jetë shumë e mirë. Është turneu i tyre në shtëpi dhe ata nuk do të mundohen të mos zhgënjejnë askënd. Në eventet e tilla, Gjermania është gjithmonë një nga ekipet më të rrezikshme. Ne presim një lojë të vështirë, por shpresojmë se do t’i paraqesim Gjermanisë një lojë të vështirë”, ka deklaruar Clarc. Pjesë e këtij kampionati Evropian është edhe Kombëtarja e Shqipërisë, e cila ndeshjen e parë e zhvillon të shtunën në mbrëmje ndaj Kombëtares së Italisë. Kuqezinjtë janë optimist për një nisëm të mbarë, derisa bëjnë pjesë në grupin e “ferrit” së bashku me Spanjën dhe Kroacinë.

Gjermani-Skoci, formacionet e mundshme:

Gjermania: Neuer; Kimmich, Tah, Rudiger, Mittelstadt; Kroos, Andrich; Musiala, Gundogan, Wirtz; Havertz.
Skoci: Gunn; Hendry, Hanley, Tierney; Ralston, McTominay, Gilmour, Robertson; McGinn, Christie; Shankland.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në njërën prej studiove televizive ka degraduar gjuha e përdorur.…