Aksident me fatalitet në Tiranë

14 qershor 2024 | 11:08

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në bulevardin ‘Zhan D’Ark’ në afërsi të Shkozës.

Sipas Tv Klan, mjeti i drejtuar nga Gëzim Marashi ka përplasur 76-vjeçarin, Vlash Sokoli, i cili ka qenë me biçikletë duke kaluar rrugën. Si pasojë e plagëve, i moshuari ka ndërruar jetë në vend.

Drejtuesi i mjetit nuk ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërkohë dhe shpejtësia e mjetit nuk ka qenë shumë e madhe.

Ndërkohë shoferi i mjetit është shoqëruar në polici teksa kanë filluar edhe hetimet e shkaqeve të aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia pritet të luajë me një formacion 4-2-3-1 për ndeshjen…