Hummelsi do të largohet nga Dortmundi

14 qershor 2024 | 11:50

Mats Hummels pritet të largohet nga Borussia Dortmund. Kështu raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, që thotë se edhe Dortmundi është pajtuar.

Problemi i fundit i tij me trajnerin Edin Terziq thuhet se është njëri prej faktorëve që ka çuar deri te ky largim. Qendërmbrojtësi gjerman ishte shtylla e vijës së fundit të Dortmundit në kampanjën e tyre deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Hummelsi do të largohet si lojtar i lirë dhe mendon të vazhdojë në Evropë, duke e përjashtuar Arabinë Saudite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) shënojnë Ditën e Flamurit,…