Gjilanasi gjobitet me 200 euro, hodhi mbeturina nga makina

14 qershor 2024 | 12:37

Inspektorët kanë gjobitur me 200 euro një qytetar i cili ka hedhur nga makina në lagjen Bojanina.

Kështu ka bërë të ditur Entela Hyseni, drejtoreshë e Inspekcionit të Komunës së Gjilanit.

“Pas ndërmarrjes së masave inspektuese, është identifikuar automjeti dhe pala, të cilit i është shqiptuar gjoba për hedhje mbeturinash”, tha Hyseni.

Drejtoresha e Inspekcionit, tregon se kohë më parë kanë lëshuar njoftim që ka të bëjë me ndalimin e hedhjes së mbeturinave në hapësirat e përbashkëta, korridore, shkallë, ashensorë e të ngjashme.

“Personat fizikë e juridikë që nuk e respektojnë këtë njoftim, do tê sanksionohen në harmoni me Rregulloren për Shërbime Publike Komunale”, tha Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roja Kufitare e Finlandës ka thënë të premten se dyshon…