KUR SHKRIMTARËT PRITEN ME KËNGË… NË VEND TË MIRËSEARDHJES!

14 qershor 2024 | 14:13

Prend BUZHALA:

(Në ShFMU “Motrat Qiriazi” në Klinë, u mbajt një ORË LETRARE nga Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva”. Ese për Karvanin, shkrimtarët, librin, leximin, bibliotekat…)

E befasishme dhe e rrallë ishte pritja e shkrimtarëve sot në një dhomë mësimi: fëmijët bënë pritjen e tyre për shkrimtarët me një këngë me vargje të Naim Frashërt. S’ka mikpritje më të ngrohtë e më domethënëse se sa kënga me vargjet e Naimit për Atdheun. E, atëherë kur kënga shërben si një mjet për të krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, atëherë rituali i tillë festiv i mirëseardhjes, bën që momenti i ardhjes së mysafirëve të jetë i veçantë dhe i paharrueshëm. Është përkushtimi i bukur i shkollës ndaj arsimit dhe kulturës së leximit, si dhe vlerësimi për rolin e shkrimtarëve në inspirimin dhe zhvillimin e imagjinatës së nxënësve. Është ai hapi i parë për ta pranuar vullnetshëm librin dhe leximin. Pritja me këngë na thoshte: ne jemi të gëzuar, edhe ju duhet të jeni të gëzuar, siç janë të hareshme vargjet naimiane, siç janë të virgjra vetë botët e fëmijëve. Kënga është një zgjedhje e shkëlqyer që reflekton vlerat e mirëseardhjes dhe përkushtimit ndaj arsimit dhe kulturës së shkollës. Pritja e shkrimtarëve nga nxënësit me këngë, ishte një akt i veçantë që reflekton përkushtim, kulturë dhe dashuri për librin e krijuesit, që ata të ndihen të mirëpritur dhe të vlerësuar për kontributin e tyre në fushën letrare. Kënga, për t’i përshëndetur mysafirët, përbënte një element të shtuar emocional dhe shpirtëror në momentin e pritjes, duke e bërë atë një përvojë festive të mrekullueshme për të gjithë pjesëmarrësit e që ndihmon në ndërtimin e një lidhjeje të fortë midis nxënësve dhe shkrimtarëve, duke inkurajuar një shkëmbim të hapur dhe frytdhënës të ideve dhe përvojave letrare.
1.
Me këtë atmosferë filloi gjithçka, që nga pritja në oborrin e shkollës e deri sa nisi ora letrare. Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva”, në krye me Dr. Xhevat Sylën e me krijues e krijuese si Jonuz Fetahaj e Shefqete Gosalci, si dhe me krijues të Klubit të Shkrimtarëve “Vorea Ujko” të Klinës: Mikel Gojani, Ismet Krasniqi, Idriz Berisha, Fazli Ferati e Prend Buzhala, u duartrokitën gjatë, kur ata i prezantonte Xhevati, dhe kur ata i lexonin punimet e tyre. Fillimisht, përshëndetën drejtori i shkollës Gani Ahmetxhekaj dhe drejtori komunal i arsimit Qemajl Sejdija, kurse për punën e Karvanit foli drejtuesi i tij Xhevat Syla. Lexuan edhe nxënësit e nxënëset e talentuara të kësaj shkolle. Kjo orë letrare ishte e pasur me shumë ngjarje dhe mjaft përmbajtjesore. Kështu, u përkujtua 15-vjetori i shkuarjes në amshim e shkrimtarit për fëmijë Qamil Batalli, për të cilin folën Prend Buzhnala, Xhevat Syla etj. Po ashtu, për 77-vjetorin e revistës “Pionieri” foli kryeredaktori i saj, Jonuz Fetahaj. U përkujtuan edhe themeluesit e këtij Karvani, si Agim Deva, Rifat Kukaj, Gani Xhafolli etj. si dhe shkrimtari i shquar e i martirizuar Ymer Elshani. Po ashtu, me këtë rast, u përkujtua edhe revista shkollore “Vatra” e kësaj shkolle, që botohej para luftës, gjatë viteve ’90, në kohë të rënda… Në fund, shkrimtarët dhuruan libra për Bibliotekën e shkollës.

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe teksti
2.
Fëmijët janë thesari më i çmuar i një shoqërie. Ata përfaqësojnë të ardhmen dhe shpresën, prandaj është e rëndësishme që të zhvillohen veprimtari që i nxisin ata në ndjeshmërinë dhe kreativitetin e tyre përmes artit dhe letërsisë. Një nga format më të efektshme për ta bërë këtë, është organizimi i orëve letrare për fëmijë, ku krijuesit e veprave për ta ndajnë me të vegjlit magjinë e fjalëve poetike dhe tregimeve. Porse, kësaj radhe, kjo gjë ishte e ndërsjellë, pas edhe nxënësit dhuruan krijime tejet të bukura. Krijuesit për fëmijë kanë një rol të veçantë dhe të vështirë. Ata përpiqen të hyjnë në botën e pafajshme dhe të pasur me fantazi të fëmijëve, për të krijuar përjetime, që jo vetëm argëtojnë, por edhe edukojnë. Përmes librave të tyre, krijuesit i mësojnë fëmijët për vlerat e miqësisë, ndershmërisë, kurajës dhe shumë virtyte të tjera të rëndësishme për zhvillimin e një karakteri të fortë dhe të drejtë. Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva”, këtë mision po e kryen qe 25 vjet: me orë letrare që ndihmojnë në forcimin e lidhjes midis fëmijëve dhe letërsisë, me krijimin e një ambient të ngrohtë dhe miqësor, ku fëmijët dëgjojnë krijime e rrëfime të mrekullueshme; me mendimet e tyre, pjesë e të cilave bëhen edhe të vegjlit. Kësisoj, zhvillohet edhe dashuria për librat. Janë, pra, ato çaste, kur arrihet bashkëveprimi midis krijuesit dhe fëmijëve që i thyen barrierat dhe fëmijët janë të frymëzuar nga autorët e tyre të preferuar. Janë, pra, edhe çaste, kur këso takimesh bëhen një përvojë e paharrueshme që nxit pasionin për leximin dhe shkrimin. Krijuesit kujtuan edhe momente të kaluara, të fillimeve të tyre krijuese e të procesit të tyre krijues, gjithnjë me këshillat e vlefshme për fëmijët që të lexojnë, pasi leximi i motivon ata për dije, krijimtari e suksese.
3.
Kur Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva” e nis maratonën e tij letrare nga marsi deri në qershor, ai gjithsesi sjell valë festive, valë entuziazmi dhe dashurie në secilin mjedis, për librat e krijimet letrare. Kjo veprimtari unike, që përfshin shkrimtarë të mirënjohur të letërsisë për fëmijë, është një përpjekje për të promovuar leximin, për t’i edukuar dhe frymëzuar gjeneratat e reja. Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva” nuk përfaqëson thjesht një veprimtari ku fëmijët takojnë autorët e tyre të dashur. Është një mundësi për t’i përfshirë ata në botën e mrekullueshme të librave dhe për të krijuar një lidhje të fortë dhe të qëndrueshme me letërsinë. Duke udhëtuar nga një shkollë në tjetrën, këta shkrimtarë sjellin me vete një pasuri krijimesh, tregimesh, poezish dhe përrallash që pasurojnë mendjet e lexuesve të vegjël.
Ora letrare, e organizuar nga ky Karvan, kudo që zhvillohet, paraqet një ngjarje të bukur, që pritet me padurim nga fëmijët dhe mësuesit. Gjatë këtyre takimeve, shkrimtarët lexojnë pjesë nga librat e tyre, diskutojnë rreth procesit të krijimit dhe ndajnë histori personale që lidhen me shkrimet e tyre. Fëmijët kanë mundësinë të bëjnë pyetje, të shprehin mendimet e tyre dhe të marrin pjesë në diskutime të gjalla: që e bën procesin e të mësuarit më argëtues, por gjithashtu i ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësi kritike të të menduarit dhe të të shprehurit.

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe teksti
4.
Shkrimtarët dhuruan libra për Bibliotekën e shkollës.
Një nga aspektet më të rëndësishme të kësaj maratone letrare, është dhurimi i librave për bibliotekat e shkollave. Çdo shkollë që vizitohet nga Karvani i Shkrimtarëve, merr një koleksion të librave të dhuruar nga autorët pjesëmarrës, për ta pasuruar bibliotekën e asaj shkolle. Librat e dhuruar janë një investim për të ardhmen e fëmijëve, duke u ofruar atyre mundësinë për t’i zgjeruar horizontet e tyre intelektuale dhe imagjinative. Ky akt bujar pasuron bibliotekat shkollore dhe siguron që fëmijët të kenë qasje të lirë në literaturë të cilësisë së lartë. Librat e dhuruar janë një investim për të ardhmen e fëmijëve, duke u ofruar atyre mundësinë për të eksploruar botën përmes fjalëve dhe për të zhvilluar dashurinë për leximin që në moshë të re.
Një nga efektet më të fuqishme të kësaj maratone letrare të Karvanit, është frymëzimi që shkrimtarët sjellin tek fëmijët. Takimi me shkrimtarët, dëgjimi i krijimeve të tyre dhe pjesëmarrja në aktivitete kreative, i nxisin fëmijët të shprehin veten e tyre dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese. Sot, aty për aty, pamë shumëçka, edhe përdorimin e teknologjisë informative digjitale me shumë shkathtësi nga nxënësit, punimet e vizatuara në muret e shkollës, krijimet e lexuara letrare, këngën e kënduar…. një shumësi prirjesh… ku ndjehet një lidhje më e thellë me artin dhe kulturën.
Le ta themi, pra, që Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva” dhe maratona letrare që ky Karvan organizon, janë një burim i çmuar për edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve. Kjo iniciativë është një testament i rëndësishëm i letërsisë në formimin e karakterit dhe intelektit të gjeneratave të ardhshme, duke kontribuar kështu në ndërtimin e një shoqërie më të edukuar dhe të ndjeshme ndaj vlerave kulturore. Është një nismë e jashtëzakonshme që synon të nxjerrë në pah fuqinë transformuese të letërsisë në jetën e fëmijëve. Kjo veprimtari, e cila zhvillohet nga marsi deri në qershor, përfshin një sërë aktivitetesh dhe ngjarjesh që sjellin shkrimtarë të njohur pranë fëmijëve, duke krijuar një atmosferë të mbushur me emocion, krijimtari dhe mësim.

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe persona duke studiuar
5.
U fol për Qamil Batallin.
Maratona Letrare nëpër shkolla është e projektuar për të nxitur dhe promovuar leximin tek fëmijët, por edhe duke përfshirë shkrimtarë të njohur dhe të dashur për fëmijë, krijon një urë të fortë mes fëmijëve dhe librave.
Qamil Batalli (1 shkurt 1936 – 18 janar 2009) është i njohur në Letërsinë shqipe për fëmijë si shkrimtar që preokupohej kryesisht me prozën për fëmijë. Duke u paraqitur në letërsinë eotme me përmbledhjen e parë ë tregimeve “Buzëqeshje” më 1966, kohë kur shumë pak lërohej e kultivohej ky zhanër letrar; Qamil Batalli do ta konsolidojë, do ta pasurojë dhe do ta zhvillojë vazhdimisht krijimtarinë e tij letrare dhe letërsinë tonë për fëmijë edhe gjatë viteve ‘70 – 90, kur tanimë do të paraqiten emra të rinj të këtij lloji letrar, si Rifat Kukaj, Vehbi Kikaj, Rrahman Dedaj, Maksut Shehu etj., më vonë llojin e tregimit për fëmijë do ta pasurtojnë emra gjithnjë e me të rinj, si Ymer Shkreli, Zejnullah Halili, Ymer Elshani, Ibrahim Kadriu në Kosovë.
Duke shërbyer si mësues në Pleshinë, Begracë, Kaçanik, Sedllar e Prishtinë; duke shërbyer si gazetar që nga viti 1959- e redaktor i emisioneve për fëmijë në Radio Prishtinë, në vitin 1971, ai zgjidhet kryeredaktor i revistës për fëmijë “Pionieri” ku qëndroi deri më 1974. Drejtoi gazetën arsimore, pedagogjike e shoqërore “Shkëndija”, dhe së fundi përsëri në revistën “Pionieri. Tregimet e para të tij janë botuar që më 1955, në faqet për fëmijë të “Rilindjes” e pastaj në revistat e gazetat tjera te ne, që kur ishte nxënës. Fëmijëve u dhuroi edhe këta tituj tregimesh për fëmijë, si përmbledhje e libra: “Dëshira” (1967), “Tri dritare” (1971),”Dyzet tregime” (1972),”Dikush troket në derë” (1973), “Mësuesja dallëndyshe” (1980), “Ditari i kaltër” (1982)- të gjitha në botim të “Rilindjes”, kurse librat e tregimeve “Njomëzat” (1968) dhe “Eja të të them diçka” (1987) janë botuar në Shkup. Ka botuar po ashtu në Prishtinë, romanet për fëmijë “Princesha e bariu” (1971) dhe “Agimet e kaltra” (1973, si dhe përmbledhjen poetike për fëmijë “Nisuni, pëllumbat e mi”. Në librin “Fëmijët në skenë” (1968), në të cilën ka shumë autorë me pjesë teatrale për fëmijë, Qamil Batalli përfaqësohet me tri këso pjesësh:”Shqipja e ndame”, “Motra ime” dhe “Ndërsa agonte”. Për të rritur botoi dramën “Vorri i kujtimeve” (e shaptilografuar nga Lidhja Krahinore e Shoqnive Teatrale Amatore, Prishtinë 1965) dhe “Ejona” (1987), kurse më 1984 tregimet satirike për të rritur “Ndodhitë e Xhaxnafilit”. Është autor i disa librave të leximit për shkollat fillore si dhe i Abetares për klasat e para. Me botimin e librave ka vazhduar edhe pas luftës së fundit në Kosovë, kur botoi përmbledhjet e tregimeve “Genti” (2005) dhe “Shoku im Learti” (2008), si dhe përmbledhjen me poezi “Zemërarta” (2008). Ndërsa Shtëpia botuese “Naim Frashëri” e Tiranës më 1976 ia botoi një zgjedhje me tregime për fëmijë me titullin “Pupëza”. Pra, sikundër shihet, shkrimtari Qamil Batalli është vazhdimisht i pranishëm në letërsinë tonë. Vepra e tij letrare vazhdimisht është lexuar nga shtresat e lexuesve të vegjël dhe nga shkollarët.

Mund të jetë art në lidhje me: 2 persona dhe teksti
Krijimtarinë e tij të pasur në lëmin e tregimit për fëmijë Qamil Batalli e nis me librin “Buzëqeshjet”. Me këtë libër ky autor po hynte në letërsinë tonë, pasi për nja dhjetë vjet me radhë e kishte sprovuar vetën me paraqitjet e tij nëpër revista e gazeta. Libri i parë u mirëprit si nga lexuesit, si nga kritika letrare, e cila këto tregime në fillim i quajti tregime moderne për fëmijë, duke mos lënë anësh prirjen e shkrimtarit për të depërtuar në psikën e fëmijës. Cila është ajo buzëqeshje e shkrimtarit, apo e librit që pret ta gëzoi lexuesin e vogël, pasi ta lexojë? Këtë shkrimtari sikur na e koncepton që në tregimin e parë, “Dora e nanës”. Shkrimtari nënvizon në radhë të parë se përkujdesja e prindit në zhvillimin psiko-fizik të fëmijës ka rëndësi të dorës së parë. Mirëpo, në metaforiken e dorës së prindit ka edhe shumëçka tjetër : evokime të ngrohta fëmijërie, çaste përballimi të dashurisë së pakufishme të nënës për fëmijën, të çlirimit të saj nga prangat e frikës etj. Në poentën e tregimit shkrimtari veçon dramacitetin e ngjarjes, që do ta bëjë parim krijues edhe të tregimeve tjera. Përjetimi emotiv i frikës do të jetë poentë edhe e tregimit ”Qeni i zi e qeni i bardhë , në të cilin Visari frikësohet nga një qen i zi që e ndjek në ëndërr. Ankthin e ëndrrave të këqija (ja, edhe një herë dramaciteti i ngjarjes) do ta mposhtë qeni i bardhë i ëndrrës, në të vërtetë për ditëlindjen e tij të prindërit ia blejnë një lodër, qenin e bardhë, të cilin e sheh në ëndërr e të cilën e ndërpret, kur zgjohet, jo më ankthi, por buzëgazi, buzëqeshja. Libri i dytë i tregimeve për fëmijë “Dëshira”, duke ndjekur vazhdën tematike dhe ideostilistike të përmbledhjes së parë, për nga shtjellimi i subjektit, për nga zgjedhja e motiveve dhe, sidomos, për nga poenta didaktike-edukative e paimponueshme qëndron në një shkallë ca më të lartë përkushtimi e serioziteti.
Me romanin “Princesha e bariu” shkrimtari ndjek atë traditë të autorëve tjerë që e rikrijojnë përrallën duke e shtrirë në gjininë e romanit. Përralla, bëhet më e afërt për botën e fëmijëve. Titulli sugjeron se kemi të bëjmë me dy shtresa njerëzish me interesa të kundërta. Në qendër të ngjarjes është Princesha e vogël Gojëlule, pastaj bën fjalë për mbretërinë e mbretit Tund Tund, i cili kishte një pasuri përrallore, të madhe. Oborri mbretëror shkëlqen nga të gjitha të mirat.Mbreti kishte një grua dhe djalin. Futja e personazheve nga bota përrallore në roman, përveç specifikave që ka në strukturën e romanit, kryen edhe tipizimin e personazhit.
Kryesisht romani për fëmijë te ne lidhet, në radhët të parë, ose me ambientin në fshat, ose me ambientin në qytet. Edhe romani “Agimet e kaltra” ndjek vazhdimësinë e tematizimit të jetës urbane të qytetit. Shkrimtari shtron raportin prind-fëmijë, në kohën kur fëmija fillon ta formojë personalitetin e vet, për t’i thënë haptas, kur “ky raport s’është ashtu si do të duhej të ishte…tema është interesante sepse mungojnë temat e tilla” (J. Buxhovi). Personazhi kryesor është Gazmend Sokoli, bir luftetari e deputeti. Është nxënës i klasës së tetë. Një ditë ai ik në qytet, ku do të “zbulojë” një patentë, për ta ndihmuar më vonë njerëzimin. Mirëpo, ai shndërrohet në një rrugaç e vjedhës, përderisa e kupton të vërtetën jetësore, se pa dashurinë e prindëve s’mund të arrijë asgjë. Kjo që ai bëri është vetëm një aventurë. Shkrimtari u jep mundësi fantazie fëmijëve, sepse qëllimi për të zbuluar e bërë mirë njerëzimit, është dimension human i veprës. Por edhe ëndrra për jetë të bukur e shtyn atë në aventurë. Shkrimtari nuk e dënon Gazmendin, ruan për të respektin. Edhe kur ai bëhet hajn, ai e ruan për të respektin, nuk e urren. Kështu, krijuesi aktivizon notën pedagogjike dhe arsyen, prandaj edhe dëshira e madhe për k t h i m në mesin familjar: përvoja e fituar do të jetë vendimtare për të rrënojosur botëkuptime të drejta për jetën e shoqërinë.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti
6.
Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva”, luan një rol të rëndësishëm dhe të shumëfishtë në jetën kulturore dhe edukative ndër ne.
Duke sjellë së bashku fëmijë, mësues dhe shkrimtarë, këto aktivitete krijojnë një atmosferë të bashkëpunimit dhe ndarjes së ideve. Fëmijët mësojnë të punojnë së bashku, të ndajnë mendimet e tyre dhe të respektojnë idetë e të tjerëve. Kjo ndjenjë bashkësie, është thelbësore për zhvillimin social dhe emocional të fëmijëve. Ora letrare është si një udhëtim në një botë të re dhe të mrekullueshme. Kur një shkrimtar lexon një krijim për fëmijët, ai i çon ata në një udhëtim përmes fjalëve dhe imazheve që krijon. Për nxënësit e talentuar, leximi nuk është vetëm një mënyrë për të mësuar dhe për të fituar njohuri, por edhe një portë për të zbuluar dhe zhvilluar talentet e tyre unike.
Leximi i librave komplekse dhe sfidues ndihmon nxënësit e talentuar të zhvillojnë aftësi të rëndësishme kritike dhe analitike. Analizimi i temave, personazheve dhe strukturës së tregimit i ndihmon ata të mendojnë në mënyrë më të thellë dhe të bëjnë lidhje mes koncepteve të ndryshme. Këto aftësi janë thelbësore për zhvillimin e talenteve në fusha të ndryshme, nga shkenca dhe teknologjia, te arti dhe letërsia. Aktivitetet si klube letrare, diskutime rreth librave dhe projekte letrare, do të ndihmonin në stimulimin e interesit për lexim dhe zhvillimin e talenteve. Duke marrë pjesë në këto aktivitete, nxënësit e talentuar kanë mundësinë të shfaqin mendimet e tyre, të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të zhvillojnë aftësi të reja. Këto aktivitete gjithashtu ndihmojnë në ndërtimin e një ndjenje kolektive dhe bashkëpunimi mes nxënësve.
Ishte mbresëlënës edhe leximi dhe prezantimi i punimeve të vetë nxënësve. Kur nxënësit lexojnë krijimet e tyre, ata marrin mundësinë ta shprehin veten, të marrin reagime konstruktive dhe të ndërtojnë vetëbesimin. Një nga përfitimet kryesore të leximit dhe prezantimit të punimeve është zhvillimi i vetëbesimit. Kur nxënësit e talentuar ndajnë krijimet e tyre me të tjerët, ata mësojnë të besojnë në aftësitë dhe idetë e tyre. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ata që kanë një talent të veçantë, pasi i ndihmon të ndihen të vlerësuar dhe të pranuar nga bashkëmoshatarët dhe mësuesit.
Shprehja personale përmes leximit të punimeve të tyre, ua mundëson nxënësve të talentuar t’i artikulojnë ndjenjat, mendimet dhe perspektivat e tyre në një mënyrë të strukturuar dhe kreative. Ky proces ndihmon në zhvillimin e një zëri të fortë dhe autentik që është thelbësor për zhvillimin e tyre të mëtejshëm si individë dhe profesionistë të së ardhmes. Leximi dhe prezantimi i punimeve të tyre ndihmon gjithashtu në ndërtimin e një ndjenje komuniteti dhe bashkëpunimi mes nxënësve të talentuar. Kur ata shfaqin krijimet e tyre, ata krijojnë një ambient të hapur dhe mbështetës ku të gjithë ndihen të vlerësuar dhe të respektuar.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "KLINE Viti VATRA qershor fillore "Motrat Qiriazi" -Klinë GJITHÊ DJALERIA gjithè djaleria 'ẽshte pret? Sotvellazeria per Vellezễr gjithenje dajne dot. Shpejt, djalëri, ngrihu liri! Palucaj, nxënese: kolazh Ne véllezer tẽ revistés lexoni: ndare, kombin shqipetar Shpejt djaleri ngrihu per -Hysni Kaci: lirisi dhe pavarësisë. -Halil Isufi: Shkelqyen Te miret, f.3 Kexhë Morina: Bukurite matyrore tẽ Klines, Ali Olloni: Bardhësia, rrugëtimi dhe lisat Nakllit.f.7 -Nvënësit krijues: Dy pjesé teatrale slıkollore.f.9 Mjeku pediater Dr. Gjoke Prenaj ju köshillon.f. Poezi nxänesve, krijime ¿K.L. "Vorea Mjku' etj. Gegerisè, Djem Toskërise, Shpejt, djaleri, ngrihu per "VATRA" Rroftë "Vellazëria" mema Rrotté Shqiperia, Rrofsh, "Véllazëri" Shaiperil"
7.
U fol për shkrimtarë të tjerë…
Xhevat Syla përveçe foli për disa shkrimtarë, lexoi poezi përkushtimore për Qamil Batallin, po ashtu edhe Jonuz Fetahaj, kure P. Buzhala për Ymer Elshanin. U fol për ta… për Rifat Kukajn, Agim Devën, Zejnullah Halilin e Gani Xhafolln, një plejadë e papërsëritshme e letërsisë sonë për fëmijë. Shkrimtarët e dalluar që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në botën e letërsisë janë të rrallë, dhe kontributi i tyre vazhdon të frymëzojë breza të tërë lexuesish dhe nxënësish. Këta shkrimtarë të dalluar kanë pasur një veprimtari të shquar dhe kanë kontribuar me një numër të madh veprash që mbeten të rëndësishme edhe sot. Krijimet e tyre përfshijnë poezi, romane, tregime dhe drama, që trajtojnë tema universale si dashuria, miqësia, drejtësia dhe identiteti e sidomos tema mbi atdhesinë e edukimin.
Veprat e tyre që përfshihen në lekturat e leximet shkollore, kanë një rëndësi të veçantë. Përmes këtyre veprave, nxënësit kanë mundësinë të përjetojnë krijime të pasura me ndjenja dhe mendime që i ndihmojnë ata të zhvillojnë aftësitë e tyre të të menduarit kritik dhe analitik. Mesazhet dhe temat që trajtohen në këto libra, ndihmojnë në formimin e karakterit dhe vlerave të nxënësve, duke i inkurajuar ata të mendojnë thellë për botën rreth tyre dhe për rolin e tyre në shoqëri.
Ishte, pra, dita e sotme edhe një homazh i bukur për këta krijues që e kanë vizituar Klinën e këtë shkollë më parë, para shumë dekadash… Megjithëse ata nuk janë më gjallë, trashëgimia e tyre vazhdon të jetojë përmes veprave të tyre. Përkujtimi i këtyre shkrimtarëve të dalluar, veprat e të cilëve vazhdojnë të jenë pjesë e lekturës shkollore, është një akt i rëndësishëm që nderon trashëgiminë dhe kontributin e tyre në letërsi dhe edukim. Përmes veprave të tyre, brezat e rinj frymëzohen dhe edukohen, duke zhvilluar aftësi dhe vlera që do t’i shoqërojnë gjatë gjithë jetës së tyre. Këta shkrimtarë jetojnë përmes krijimeve të tyre që kanë lënë pas, duke vazhduar ta ndriçojnë rrugën e dijes dhe krijimtarisë për shumë vite që do të vijnë.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, persona duke studiuar dhe teksti
8.
U kujtua revista “Vatra” e kësaj shkolle…
Ajo doli prej vitit 1995 e deri më 1998, në çdo dy muaj (autori i nkëtyre reshtave ndhuroi shkollës dy numra të asaj periudhe). Revistat shkollore janë një pjesë e rëndësishme e përvojës shkollore për shumë nxënës. Ato ofrojnë një platformë për shprehjen e mendimeve, ndjenjave dhe kreativitetit të tyre nëpërmjet shkrimeve letrare, poezive, fotove dhe artit. Para 27 vjetësh, revistat shkollore kishin një rëndësi të veçantë për ato kushte nën okupim.
Kujtimet për revistat shkollore të botuara para dy e tri dekadash, janë një përjetim i bukur për ata që i kanë përjetuar ato kohë. Këto publikime janë ruajtur si thesarë të rrallë… pasi ato mbajnë gjurmë të momenteve dhe krijimeve të asaj periudhe. Ato rishikohen me nostalgji dhe krenari për gjithçka që kanë arritur të krijojnë dhe të kontribuojnë në atë kohë. Mjafton të përmenden emrat e redaksisë së kësaj reviste si Ismet Rraci (aso kohe mësimdhënës në këtë shkollë dhe kryetar i LDK-së), Halil Isufi, Remzije Beqiri, Rrushe Koliqi, Hil Ndrecaj, Musli Ferizi, apo redaktori përgjegjës Jetish Kadishani… apo Idriz Berisha që bënte përgatitjen artistike… (te numrat e parë) apo më vonë edhe Angjelina Kryeziu e Ryve Bashota etj. Disa ndër këta emra, më nuk janë ndër të gjallët. Dhe është një homazh edhe për këta emra. Do përmendur që punët organizative për mbarëvajtjen e botimin e revistës, kryheshin nga drejtori i vyeshëm i asaj kohe, Ahmet Krasniqi.
Kjo revistë shkollore ishte jo vetëm një mbledhje e shkrimeve të nxënësve dhe arsimtarëve, por edhe një dritare në botën e tyre emocionale dhe intelektuale. Është një gjurmë e dëshmi në kohë. Mjafton të përmenden disa emra që aso kohe ishin filloristë e sot janë profesorë universitarë, mjekë, inxhinierë, arkitektë etj…,. aso kohe, ata i shohim në shkrim, art, fotografi dhe në aktivitete tjera si filloristë. Trashëgimia e revistave shkollore vazhdon të mbetet e rëndësishme edhe për sot…
Revista letrare për fëmijë “Pionieri”, në 77-vjetorin e saj, shënon një histori të gjatë të mbështetjes dhe inkurajimit të kreativitetit dhe talenteve të rinj. Kjo revistë ka pasur një ndikim të thellë në zhvillimin e letërsisë për fëmijë dhe ka ofruar një platformë të rëndësishme për shprehjen e tyre artistike. Për të foli Jonuz Fetahaj…
Qysh nga themelimi i saj, ajo ka qenë një mjet për të nxitur dhe përhapur krijimtarinë dhe talentet e fëmijëve, duke ecur përpara me ndihmën e autorëve, artistëve dhe përkrahjen e institucioneve arsimore dhe kulturore. Gjatë këtyre 77 vjetëve, revista ka pasur një ndikim të madh në këto hapësira… Ajo ka ndihmuar në zhvillimin e një brezi të ri shkrimtarësh dhe artistësh…
Edhe sot kjo revistë vazhdon të botohet dhe vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm ndër ne, duke kultivuar pasionin dhe talentin letrar të brezit të ri dhe duke promovuar letërsinë dhe artin për fëmijë dhe të rinj. Trashëgimia e saj e pasur dhe frymëzuese, vazhdon të jetë burim frymëzimi dhe motivimi për të ardhmen, duke mbështetur dhe nxitur krijuesit e rinj…

Mund të jetë një imazh i 9 persona, persona duke studiuar dhe teksti
9.
Dhe, në fund, Jubileu 25-vjetorit të Karvanit të Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva”, për të cilin foli Xhevat Syla.
Nisur si një iniciativë e vogël, Karavani i Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva”, është rritur dhe ka evoluar në një festival letrar disa mujor, që mbledh autore dhe autorë të njohur, të cilët shpesh vizitojnë shkollat… Është një jubile me vlerë. 25-vjetori i Karvanit të Shkrimtarëve për Fëmijë është një rast për të reflektuar mbi sukseset dhe ndikimin e kësaj iniciative në shoqërinë tonë. Për gjeneratat e mëdha të nxënësve, kjo është një pjesë e rëndësishme e kujtimeve shkollore qe 25 vjet dhe një moment për ta festuar kontributin e shkrimtarëve dhe krijuesve që kanë frymëzuar e edukuar me dashuri për fjalën e shkruar. Jubileu shënon një sukses të madh në përpjekjet për të rriturinteresin dhe shijen për leximin dhe për të kultivuar pasionin për letërsinë tek gjeneratat e ardhshme.
Edhe pse shumë ndër themeluesit e Karvanit të Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva” nuk janë më gjallë sot, trashëgimia e tyre vazhdon të jetë e ndjeshme në mënyrën si kjo iniciativë ka zhvilluar shprehjen letrare dhe leximin mes brezave të rinj. Ata lanë pas një trashëgimi të rëndësishme që shërben si burim frymëzimi për të gjithë që angazhohen në promovimin e letërsisë për fëmijë dhe për të rinj.

Klinë, 13 qershor 2024

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit u përurua shërbimi më…