Komisioni Hetimor, më 21 qershor propozon tre ekspertë për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

14 qershor 2024 | 15:09

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024, të premten ka diskutuar rreth angazhimit të ekspertëve.

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, tha se janë nëntë aplikime.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, tha se në bazë të nevojave i sheh tre ekspertë, në fushën e ekonomisë, një ekspert në auditim dhe një ekspert në financa dhe pastaj gjithsecili të ofrojë një ekspertizë me eksperiencën e tij profesionale.

Ndërsa, deputeti nga pushteti, Armend Muja, tha se versioni ishte i shkurtër, duhet për të vlerësuar se kush i ka plotësuar kushtet. Derisa, deputetja e LDK-së,

Vlora Dumoshi, ka thënë se dokumentacioni është i kompletuar. Komisioni vendosi që të premten të mbahet mbledhja e radhës për të propozuar emrat e tre ekspertëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbolli kosovar gjatë kësaj vere do të jetë sporti kryesor…