VIDEO | Dreri hidhet papritur mbi xhamin e një autobusi, përfundon brenda automjetit

14 qershor 2024 | 20:25

Një ngajrje sa e çuditshme dhe firkësuese ka ndodhur në Rhode Island, shtetin amerikan në New England.

Një dre bëri një lëvizje të papritur duke dalë në rrugë e duke u hedhur mbi xhamin e një autobusi në lëvizje në rrugët e Rhode Island.

Dreri erdhi me shpëjtësi nga rruga dhe u hodh në ajër duke përfunduar brenda autobusit pothuajse plotësisht mbi një pasagjer.

Autoriteti i Transportit Publik në Rhode Island (RIPTA) publikoi pamjet nga autobusi ku tregonin të gjithë momentin. Gjashtë pasagjerë ishin në bordin e autobusit në atë moment dhe tre prej tyre kishin nevojë për kujdes mjekësor. Dreri pësoi një plagë masive në kokë dhe ishte ende gjallë pas përplasjes, por ngordhi menjëherë pas aksidentit. Dy nga pasagjerët që kanë pësuar lëndime nga xhami janë transportuar për në spital për mjekim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një alarm për bombë ka bërë që policia në Berlin…