Gjergj Dedaj promovon librin “Atletët e Lirisë”

14 qershor 2024 | 22:08

Sot në Prishtinë ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka promovuar librin “Atletët e Lirisë” kushtuar 30-vjetorit (1991-2021) të aktivitetit dhe veprimtarisë epike të liberal demokratëve të Kosovës, për lirinë, pavarësinë, paqen, demokracinë, barazinë, vlerat liberal demokratike dhe integrimet euro-atlantike të Kosovës.

Dedaj në fjalën e tij ka thënë se “libri “Atletët e Lirisë” përfshinë epokën historike të themelimit të subjekteve politike dhe të nderkombëtarizimit të çështjes së Kosovës, në krye me ish-presidentin Ibrahim Rugova, të luftës epike të UÇK-së në krye me komandantin Adem Jashari, konferencën e Rambujesë, gjenocidin dhe masakrat serbe në Kosovë, çlirimin e Kosovës dhe shpalljen së pavarësisë me 17 shkurt 2008, nga lideri i luftës dhe i paqes, presidenti Hashim Thaçi, ndërtimi i institucioneve shtetërore, zhvillimi dhe progresi i Kosovës, partneriteti strategjik dhe historik me SHBA, BE dhe NATO-n, diplomacia brilante 30-vjecare e PLK-së, kontributi krucial i diasporës, martirizimi dhe heroizmi i popullit liridashës të Kosovës, roli i shqiptarëve në trojet etnike dhe i Tiranës zyrtare për lirinë e Kosovës dhe shumë ngjarje te historisë së Kosovës martire!”.

May be an image of 8 people

Fjalë rasti mbajtën edhe ish-këshilltari i ish-presidentit Thaçi, Ismail Syla, ish-truproja i ish-presidentit Rugova, Adnan Merovci, kryetari i PD-së, Ferid Agani, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hisen Berisha, kryetari i PLK-së, Rexhep Isufi, të cilët vlerësuan Dedajn për kontributin e dhënë për shtetin e Kosovës.

May be an image of 5 people and text

May be an image of 5 people and text

May be an image of 12 people and table

May be an image of 9 people

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grafite me numrin 8.372 – që është numri zyrtar i…