E rrëmbeu një person në Prishtinë dhe kërkoi 30 mijë euro për lirimin e tij, arrestohet 23-vjeçari

15 qershor 2024 | 00:12

Një person është arrestuar, pasi i njëjti dyshohet se ka rrëmbyer një person.

I dyshuari për lirimin e viktimës kishte kërkuar nga familjarët një shumë prej 30 mijë eurosh.

“Sh. K.mashkull, 23 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, dhe lirimi i viktimës ( në gjendje të mirë shëndetësore),është bërë pak minuta pas raportimit si rezultat i një pune intenzive hetimore, të cilën zyrtarët policor e kanë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja dhe ekzaminimi i lokacionit ku është mbajt viktima, aty janë gjetë dhe sekuestruar:

-1 armë

-1 thikë

-1 sopatë si dhe gjësende të tjera.

“Po ashtu me vendim të prokurorit është konfiskuar edhe një veturë. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedural”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim…