Neurokirurgu, Mentrol Petrela shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

15 qershor 2024 | 14:16

Deçani si shumë qytete tjera të Kosovë, po shënon Ditën e Çlirimit.

E si shenjë respekti për njërin ndër dhjetë kirurgët më të mirë në botë, humanistin e intelektualin, Mentrol Petrelën, Deçani e shpalli si “Qytetar Nderi”, të komunës së tij.

Fjalë nderi mbajtën kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, e anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj.

“Kemi nderin të ia japim titullin ‘qytetar nderi’, njeriut që ndriti jo vetëm kombin tonë por edhe më tutje”, u shpreh Ramosaj.

“Deçani sot po duket edhe më bukur, kjo pasi ka edhe një ‘qytetar nderi’, e atë profesor, doktor Mentrol Petrelën. Urime”, tha Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues,…