Kurti ndahet baras në shah me mjeshtrin që mposhti Kasparovin

15 qershor 2024 | 17:04

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanit të Shahut që po mbahet në Prishtinë.

I pranishëm në këtë kampionati ishte edhe mjeshtri i lojës së shahut, Nigel Short, i cili në vitin 1992 e mposhti mjeshtrin rus të shahut në atë kohë, Anatoli Karpov, ndërsa një vit më vonë e mposhti kampionët e botës në shah, Garry Kasaprovin dhe Vladimir Kramnikin.

“Më shumë se tre dekada më vonë, në Prishtinë, ku për herë të parë mbahet Kampionati Ballkanik i Shahut, më ftuan në cilësinë time zyrtare si Kryeministër dhe ai si frymëzim për lojtarët”, shkroi Kurti.

Më tej, Kurti bëri të ditur se me Shortin luajtën një ndeshje simbolike, për të cilën tha se “ramë dakord për barazim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja dhe Kroacia do të ballafaqohen në kuadër të Euro…