OVL-UÇK në Pejë i jep “mosmirënjohje” Gazmend Muhaxherit

15 qershor 2024 | 19:26

Me rastin e ditës së Çlirimit në Pejë, OVL UÇK Pejë, i ka ndarë “mosmirënjohje”, kryetarit të kësaj komune Gazmend Muhaxheri.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook.

Arsyeja për këtë është se “përgjatë 11 viteve të qeverisjes së tij: – ka injoruar dhe fyer luftëtarët e lirisë. – ka kremtuar edhe Ditën e Çlirimit pa Çlirimtarët, përfshirë edhe homazhet – nuk ka subvencionuar OVL-në as edhe për një lule për varret e Dëshmorëve e shumë arsye të tjera që e bëjnë meritor për këtë mosmirënjohje që i dhurohet në Ditën e Çlirimit të Pejës”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria ndeshet përballë Italisë në “BVB Stadion” të Dortmundit, në…