Nisje ëndrrash, Shqipëria kalon në epërsi

15 qershor 2024 | 21:05

Është padyshim një nisje magjike. “Legjionarëve” të Kombëtares Shqiptare u kanë mjaftuar vetëm 24 sekonda për të gjetur rrugën e rrjetës kundër kampionëve në fuqi të Italisë, duke nisur festën e “Shqiponjavee”, në “Signal Iduna Park”.

Një aksion i magjishëm i “Kuqezinjve” është finalizuar më së miri nga “fantazisti” , Nedim Bajrami, i cili me një goditje nga një kënd i ngushtë mposht portierin Donnarumma. Rezultati shkon në 0 me 1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punimet në magjistralen Prishtinë-Podujevë ishin duke vazhduar edhe këtë të…