Të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Kurban Bajramit

16 qershor 2024 | 08:11

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Ai ka thënë se mësimi më i rëndësishëm i kësaj feste është solidariteti me tjetrin si udhërrëfyqes i përhershëm për jetë në paqe.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë u uroj festën e Kurban Bajramit, festën e sakrificës.

Mësimi më i rëndësishëm i kësaj feste është solidariteti me tjetrin si udhërrëfyqesi i përhershëm për jetë në paqe.

Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit.

Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit.

Gëzuar e me fat Kurban Bajrami!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Beogradit, Aleksandar…