Abazoviq mbështet Serbinë kundër Anglisë: Do të jem në stadium duke brohoritur

16 qershor 2024 | 14:23

Politikani shqiptar dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se do të jetë në stadium duke bërë tifo për Serbinë në ndeshjen kundër Anglisë në kuadër të kampionatit evropian.

Këto komente Abazoviq i ka bërë për transmetuesin publik serb.

“Nesër në mbrëmje do të jem në stadiumin e Gelsenkirchen, duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj se është koha për befasinë e parë të madhe, edhe një barazim dhe do të ishte rezultat i mrekullueshëm, por pse të mos besoni se Anglia mund të rrëzohet”, ka thënë Abazoviqi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Goli i futbollistit të kombëtarës shqiptare, Nedim Bajrami, është më…