Merr fund qarkullimi i veturave pa tabela në veri të Kosovës

24 shtator 2018 | 15:02

Policia e Kosovës ka nisur të hënën zbatimin e planit operativ, i cili parashikon ndalimin e qarkullimit të automjeteve të paregjistruara dhe të atyre që iu ka skaduar regjistrimi.

Automjetet e tilla janë përdorur vetëm në veri të Kosovës gjatë pothuajse 20 vjetëve të kaluar dhe vlerësohet se numri i tyre është rreth 30 për qind e numrit të përgjithshëm të automjeteve.

Shefi i Drejtorisë së Operacioneve të Policisë në rajonin e veriut, Zhelko Bojiq, ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë” se policia, që nga mëngjesi i së hënës, është duke i kontrolluar të gjitha automjetet dhe se deri më tani nuk ka konfiskuar asnjë, pasi qytetarët, siç ka thënë ai, janë duke e respektuar vendimin e policisë.

“U jemi shumë mirënjohës bashkëqytetarëve tanë, të cilët kanë treguar mirëkuptim dhe disiplinë, pasi këto mjete ende nuk janë parë në trafik (sot). Shpresojmë se do të mbetet kështu”, ka thënë Bojiq.

Udhëheqja e komunave në veri të Kosovës, përkatësisht Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, lëshoi një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës kanë thënë se e mbështet plotësisht vendimin e policisë ne veri për të ndaluar përdorimin e automjeteve që nuk kanë targë dhe as polisë të sigurimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka deklaruar se procesi i…