Jude Bellingham e ‘dënon’ Serbinë

16 qershor 2024 | 23:02

Anglia ka arritur të shënoj fitore ndaj Serbisë. Ishte Jude Bellingham i cili realizoi gol me kokë në minutën e 12-të të ndeshjes. Anglia ka fituar ndeshjen e parë të “EURO 2024” duke mposhtur me rezultatin 1-0 Serbinë në Gelsenkirchen.

Sfida nisi mjaft mirë për të besuarit e Gareth Southgate, të cilët kaluan në avantazh me Jude Bellingham në minutën e 13’.

Gjithsesi gjërat nuk u bënë aspak të lehta për “Tre Luanët”, teksa ekipi serb provoi shpesh të barazonte.

Loja ishte e luftuar në të dyja kampet, por në fund rezultati ngeli i pandryshuar, me Anglinë që merr kështu kreun e Grupit C me tre pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth orës 18:40, shtetasja D. M., 69 vjeçe, banuese në…