Raportohet se edhe djali i Vuçiq ishte pjesë e huliganëve serbë në Gjermani

16 qershor 2024 | 23:06

Një përleshje mes tifozëve anglezë dhe atyre serbë ndodhi në Gelsenkirchen të Gjermanisë, aty ku pas pak do të luhet ndeshja mes Anglisë dhe Serbisë.

Përleshja ishte mjaft e madhe, me tavolina, karrike e shishe qelqi që fluturonin në rrugë.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vërejtur se në përleshjen e tifozëve ka dashur të marrë pjesë edhe Danilo Vuçiq,djali i madh i presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Në video shihet se ai tentoi të përfshihet në konflikt, por sigurimi që e shoqëron si djali i presidentit e pengon atë që ta bëjë këtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia ka arritur të shënoj fitore ndaj Serbisë. Ishte Jude…