Robertson për Hashim Thaçin: Një person i ndërlikuar, por lider gjigand – ndoshta do të kthehet në skenë

16 qershor 2024 | 23:33

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, në një intervistë për “Kallxo” të dielen, komentoi procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Dhomat e Specializuara në Hagë të Holandës, duke përmendur veçanërisht ish-presidentin kosovar, Hashim Thaçi, i cili, në sytë Robertsonit, gjithmonë ka pas cilësi në lidership.

“Kam qenë në promovimin e librit të tij autobiografik, që e pati në Londër. E mbajta një fjalim, ku thashë që ai duhet të shfrytëzojë talentet e tij të lidershipit. Ai ka qenë person i ndërlikuar me cilësi të liderit gjigand. Dhe kushedi, ndoshta mund të kthehet në skenë sërish një ditë”, deklaroi Robertson, derisa foli edhe për ish-kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës.

“Ky gjykim është një proces i cili do të shikojë çdo provë dhe do të nxjerrë një konstatim. Unë kam pasë punë me zonjën Carla Del Ponte, që ishte në krye të Tribunalit Ndërkombëtar për krimet e luftës në ish-Jugosllavi. Një zonjë shumë autoritative. Më bënte presion shumë të madh për të arrestuar dhe dorëzuar kriminelët e akuzuar për krime lufte”, shtoi mes tjerash ai.

Ish-presidenti i Kosovës, ish-kryeparlamentarët kosovarë – Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi – dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Rexhep Selimi, akuzohen nga Prokuroria e Specializuar (ZPS) për vrasje të pretenduara, torturë e trajtim mizor në periudhën midis viteve 1998–1999.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti…