Punimet në stadiumin “Fadil Vokrri” drejt përfundimit

16 qershor 2024 | 23:44

Punimet në stadiumin “Fadil Vokrri” po shkojnë drejt përfundimit, ka bërë të ditur Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovës, Hajrullah Çeku.

“Punimet në stadiumin “Fadil Vokrri” drejt përfundimit. Jemi siguruar që të punohet me intensitet e profesionalizëm të lartë. Fusha hibrid e vendosur është teknologjia e fundit e fushave dhe e para e llojit të tillë në Kosovë. Mirëmbajtja do të bëhet me pajisje të veçanta dhe inovative të cilat janë të dedikuara për fushat hibrid”, ka shkruar Çeku në rrjetin social Facebook, duke shpërndarë edhe fotografi të gjendes së fushës. 

Gjatë fushatës së kualifikimeve për Euro 2024 Kosova kishte pranuar kritika për gjendjen e fushës. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e…