Kryeministri serb raportohet se sonte takohet me Lajçakun në Greqi

17 qershor 2024 | 13:26

Mediat serbe raportojnë se kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, do të marrë pjesë në konferencën dyditore ndërkombëtare “Paqja dhe zhvillimi i qëndrueshëm”, që mbahet, më 17 dhe 18 qershor, në Athinë të Greqisë.

Sipas raportimeve, Vuçeviqi do të takohet me emisarin e BE-së për dialogun Kosova-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Gjithashtu, Vuçeviqi do të jetë pjesë në panelin “Perspektivat e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia e tyre për të ardhmen e Evropës. A jemi në një periudhë stagnimi apo ndërtimi të vrullit të ri?”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,ka takuar presidenten e Parlamentit Evropian,…