Baton Haxhiu: Kosovarët iu fishkëlluan italianëve, shqiptarët e Shqipërisë nuk iu bashkuan

17 qershor 2024 | 20:59

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në “Pressing” të T7, se shqiptarët e Shqipërisë nuk iu bashkuan fishkëllimave të shqiptarëve të Kosovës ndaj himnit të Italisë në ndeshjen e 15 qershorit mes Shqipërisë dhe Italisë në Dortmund në kuadër të fazës së grupeve të kampionatit EURO 2024.

Haxhiu tha se shqiptarët e Shqipërisë refuzuan për shkak të lidhjes dhe respektin që kanë për Italinë.

“Kur filloi himni i Italisë, shqiptarët e Kosovës e kanë ndjenjën e fishkëllimit sepse është njëfarë ndjenje për të refuzuar në atë moment entuiazmi çdo gjë tjetër. Kur shqiptarët e Shqipërisë thonin lëreni mos fishkëlloni, për shkak të afarsisisë dhe respetit që kanë për Italinë”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sllovaka e ka realizuar befasinë e parë në Euro 2024,…