Një hap më afër përshkallëzimit, NATO vë armët bërthamore në gatishmëri. Reagon Rusia

17 qershor 2024 | 23:33

NATO është në negociata për vendosjen e më shumë armëve bërthamore, nxjerrjen e tyre nga magazinimi dhe vënien e tyre në gatishmëri, përballë një kërcënimi në rritje nga Rusia dhe Kina, tha të hënën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai i tha gazetës britanike ‘Telegraph’ se anëtarët zhvilluan konsultime për transparencën mbi arsenalin e tyre bërthamor si një pengesë.

“Unë nuk do të hyj në detajet operacionale se sa koka bërthamore duhet të jenë operacionale, të cilat duhet të grumbullohen, ne ende duhet të biem dakord për këtë çështje. Kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë,” tha ai, sipas Reuters.

Ai tha se qëllimi i NATO-s është, sigurisht, një botë pa armë bërthamore, por për sa kohë që armët bërthamore ekzistojnë, “ne do të mbetemi një aleancë bërthamore, sepse një botë në të cilën Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut kanë armë bërthamore dhe NATO nuk ka është më e rrezikshme bota”.

Stoltenberg tha javën e kaluar se armët bërthamore të NATO-s janë “garancia përfundimtare e sigurisë” dhe një mjet për të ruajtur paqen.

Rusia kundër Stoltenberg për nxjerrjen e armëve bërthamore

“Lajme aspak të mira vijnë nga lindja e Europës, pasi mund të kemi një përshkallëzim të ri të tensioneve midis Rusisë dhe NATO”. Kështu është shprehur njeriu hije i Vladimir Putin, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Reagimi i Peskov vjen pas paralajmërimit të fortë të bërë nga shefi i Aleancës së Atlantikut Verior, Jens Stoltenberg, për vendosjen e armëve bërthamore perëndimore në gatishmëri të lartë.

“Ky nuk është asgjë më shumë se një përshkallëzim i ri i tensionit. Vladimir Putin, ndryshe nga liderët perëndimorë “nuk i prek kurrë me iniciativën e tij”, çështjet në lidhje me armët bërthamore, por e bën këtë vetëm “kur u përgjigjet pyetjeve të dikujt, pyetjeve të gazetarëve, përfshirë ato të huaja”. Aq më tepër që fjalët e Stoltenberg bien ndesh me rezultatet e samitit në Zvicër për Ukrainën “të cilat pohojnë, në mos gaboj, papranueshmërinë e një retorike të tillë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA ka hapur një hetim ndaj Serbisë, për koret kundër…