Kurti pret sot në takim Ministrin e Brendshëm të Izraelit

18 qershor 2024 | 10:06

Ministri i Punëve të Brendshme të Izraelit, Moshe Arbel po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ai sot do të pritet në takim nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Takimi i tyre do të zhvillohet në orën 11:20 në ndërtesën e Qeverisë.

Po gjatë ditës së sotme, është njoftuar se ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, organizon pritje për ditën e Pavarësisë së Izraelit dhe marrëveshjen për heqjen e vizave për shtetasit kosovarë.

Sipas njoftimit, organizimi fillon nga ora 18:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një përleshje fizike mes gjashtë personave ka ndodhur gjatë së…