KRU “Prishtina” paralajmëron aksion në Veternik të Prishtinës: Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit!

18 qershor 2024 | 10:23

Nesër aksion i madh në lagjen Veternik, për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegal.

KRU “Prishtina”, falënderon edhe mediet për gatishmërinë në bartjen e mesazhit te opinioni publik, lidhur me fushëveprimtarinë e KRU “Prishtina ” SH.A., mesazhe të cilat u shërbejnë konsumatorëve që kanë qasje në sistemin publik të ujësjellësit dhe kanalizimit. Ua kujtojmë që, borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milion euro, mbi 40 milion nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milion nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.

Në fokus të aksionit, bizneset e vogla, bizneset e mëdha dhe amvisëritë.

Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit!  

Nesër 19 qershor 2024, e mërkurë duke filluar nga ora 10:00 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në lagjen Veternik. Nisja bëhet nga objekti i KRU “Prishtina” SH.A. në orën 10:00

Faleminderit për bashkëpunim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Furnizohu me çmim të lirë, cilësi të mirë dhe bëni…