Ferizaj ‘blindon’ Haxhimusën dhe Jovanovskin  

18 qershor 2024 | 12:50

Skuadra e Ferizajt që sezonin e ri do të jetë pjesë e Superligës në futboll ka ‘blinduar’ me kontrata të reja dy futbollistë. Fjala është për sulmuesin Betim Haxhimusa dhe portierin Marko Jovanovski.

“Kemi kënaqësi të ju njoftojmë se sulmuesi Betim Haxhimusa ka nënshkruar, vazhdimin e kontratës me klubin tonë. Haxhimusa ishte një prej më meritorëve për suksesin e arritur në Ligën e Parë përmes golave vendimtar. Sukseset dhe golat mos mungofshin as në Superligë, Betim Haxhimusa”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.

“Dorëza e artë, Marko Jovanovski konfirmohet si pjesë e skuadrës edhe për edicionin 2024/2025. Ne jemi të lumtur që bashkëpunimi me Markon, si një portier profesional do të vazhdojë edhe në Superligë”, thuhet ndër të tjera në këtë njoftim.

/Epoka e re/  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Një nga rrezikuesit e paqes”, e ka quajt ish-inspektori i…