Ramadani me pyetje për deputetët shqiptarë në Maqedoni nëse Stoilkoviqi bëhet ministër: Si do të silleni?

18 qershor 2024 | 12:48

“Një nga rrezikuesit e paqes”, e ka quajt ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, politikanin pro-serb në Maqedoni të Veriut, i cili është përfolur edhe për ministër në qeverinë e re maqedonase.

Ramadani teksa ka shtjelluar atë si akterë pro-rusë në rajon, ka ngritur pyetje edhe për deputetët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut “se si do të silleni?” në eventualitetin e ardhjes së tij ministër në qeverinë e re maqedonase.

“Ivan Stoilkoviq është një nga rrezikuesit e paqes në Ballkan. Ai duhet të ndëshkohet dhe jo të promovohet në detyrën e Ministrit në Maqedoninë e Veriut. Edhe më keq, kur për të duhen edhe votat e shqiptarëve në Kuvendin në Shkup. Ivan Stoilkoviq është puthador i Vulinit dhe Dodikut në besnikërinë e tyre për Putinin. Kështu, qëllimi i këtyre rrezikuesve ballkanik nuk është as demokracia, as stabiliteti. Qëllimi është agjenda ruse kundër Ballkanit, posaçërisht kundër shqiptarëve. Kur Aleksandër Vulin mori rrugën për në Moskë, u shoqërua nga Milorad Dodik i Bosnje e Hercegovinës dhe nga Ivan Stoilkoviq i Maqedonisë së Veriut. Më 25 maj 2023 u mbajt Konferenca e Sigurisë në Moskë, ndërsa më 11 korrik 2023 Vulin u fut në Listën e Zezë të ShBA-së. Ndërkaq, bashkëpunëtori i tij, Ivan Stoilkoviq, po merr rol të rëndësishëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Si do të sillen deputetët shqiptarë në Shkup?”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur…