Bashkatdhetari, Shaban Krasniqi i dhuroi autoambulancë QKMF-së në Podujevë

18 qershor 2024 | 14:14

Bashkatdhetari, Shaban Krasniqi i cili jeton dhe punon në Suedi, të martën i ka dhuruar një autoambulancë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Kryetari Bulliqi e priti në takim dhe e falënderoi Krasniqin për donacionin, për të cilën tha se do të shërbejë në ofrimin e shërbimeve dhe ndihmës së shpejtë shëndetësore për pacientët.

Bulliqi pranimin e këtij donacioni e ka bërë bashkë me drejtoreshën e Shëndetësisë, Adelina Stublla dhe stafin menaxherial të QKMF-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i…