Ballkani fat në short, përballet me kampionët e Andorrës

18 qershor 2024 | 14:22

Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Ballkani e ka mësuar emrin e skuadrës kundërshtare në rrethin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Klubi që drejtohet nga Ilir Daja ka qenë me fat në short, ku fillimisht ka shmangur përballjen me skuadrat shqiptare si Struga, Egnatia dhe Deçiç. Suharekasit në rrethin e parë do të përballen me UE Santa Coloma, skuadrën kampione në fuqi të Andorrës.

Ndeshja e parë do të luhet në Kosovës, derisa ajo e kthimit në Andorra.

Egnatia do të përballet me Borac Banja Luka, me sfidën e parë që do të luhet në udhëtim dhe e kthimit në Shqipëri.

Short i komplikuar për Strugën, që do të gjejë përballë sllovakët e Slovan Bratislavës, me sfidën e parë që do të luhet në transfertë dhe të kthimit në Maqedoninë e veriut. Skuadra tjetër shqiptare, kampionia e Malit të Zi, Deçiç Tuzi, gjeti përballë uellsianët e The Neë Saints Ndeshjet e para të turit të parë eliminator do të zhvillohen më 9 dhe 10 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 16 dhe 17 korrik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja e Kombeve të Bashkuara për Liri të Mendimit dhe…