Mirena për VV-në: Aty ka vetëm llaskuchane, është mashtrimi më i madh që i ka ndodh këtij vendi

18 qershor 2024 | 21:24

Ilir Mirena, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7 për atë që çfarë përfaqëson Lëvizja Vetëvendosje sot.

Ai ka thënë se VV-ja sot nuk është subjekti politik në atë çfarë ishte njohur si opozitë.

Mirena përmendi nepotizmin, e shpenzimet e shumta që VV-ja ka bërë, duke shtuar se VV-ja sot ka “vetëm llaskuchane”.

Po ashtu, ai ka thënë se VV-ja sot është mashtrimi më i madh që i ka ndodhur Kosovës paslufte.“Vetëvendosja sot nuk përfaqëson asgjë është mashtrimi më i madh që i ka ndodhur këtij vendi në një dekadë e gjysmë. Nuk ka subjekt politik që e ka helmu diskursin e gjithçka në këtë vend, sot VV-ja po i bën gjërat e njëjta që i ka kritikuar partitë e tjera”.

“Ky është vetëm një grup politik që është duke e zhvatur këtë vend, e ka stagnuar këtë vend. I ka mbetur me mujt diçka me veriun me i fitu zgjedhjet”, ka thënë Mirena.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emisionin ‘Pressing’ në T7 po zhvillohet debat për atë…