Vdiq legjenda e bejsbollit, Willie Mays

19 qershor 2024 | 08:45

Legjenda e bejsbollit Willie Mays, i konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë në historinë e sportit, ka vdekur, sipas San Francisco Giants.

“Me pikëllim të madh njoftojmë se legjenda e San Francisco Giants dhe Hall of Famer, Willie Mays ndërroi jetë paqësisht këtë pasdite në moshën 93-vjeçare”, postoi ekipi i tij të martën.

Mays lindi dhe u rrit në Westfield, Alabama, dhe filloi karrierën e tij profesionale të bejsbollit ndërsa ishte ende në shkollë të mesme në vitin 1948.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në takimin e sotëm të Komitetit për Politikë dhe Siguri…