Ka shumë rëndësi shkatërrimi i objektivave ruse në rajonet kufitare

19 qershor 2024 | 08:46

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ka rëndësi shkatërrimi i objektivave ruse në rajonet kufitare.

Ai është shprehur se janë dëshmitarë të vendosmërisë së botës që hap perspektiva të reja, siç është shprehur ai, për rivendosjen e sigurisë atje, shkruan Sky News.

“Shkatërrimi i pozicioneve dhe raketave të terroristëve rusë nga forcat tona, luftëtarët tanë, pranë kufirit, ka vërtet rëndësi.

Ne jemi dëshmitarë të vendosmërisë së botës që hap perspektiva të reja për rivendosjen e sigurisë sonë. Ndër të tjera, kjo përfshin sigurinë e Kharkivit”, është shprehur Zelensky.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e bejsbollit Willie Mays, i konsideruar gjerësisht si një…