“Ma jep një ilaq për ankth”, kërkesa nga qytetarët për blerjen e depresantëve në rritje

19 qershor 2024 | 09:24

Paralelisht me rritjen e numrit të pacietëve të prekur nga ç’rregullimet mendore, është shtuar edhe kërkesa për blerjen e ilaqeve që trajtojnë ato. Stresi, depresioni  dhe ankthi nuk zgjedhin moshë e as gjini.

Si rezultat i simptomave të këtyre sëmundjeve, një numër i madh i pacientëve u drejtohen barnatoreve për të blerë “Diazepam”, “Xanax”, e lloje të ilaqeve të tjera të ngjashme.

Derisa edhe me shqetësues është fakti se shpesh ato po kërkohen pa recetë nga mjeku.

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në Qendrën Klinike Univeritare të Kosovës, Faton Kutllovci thotë se numri i pacietëve që janë prekur nga stresi, ankthi dhe depresioni është rritur rreth 40 përqind në vitin 2023, krahasuar me atë paraprak. Kutllovci për KosovaPress, tregon se në 2023-ën, janë ofruar rreth nëntë mijë shërbime ambulantore më shumë, krahasuar me 2022-ën.

Ndërkaq, Kutllovci rendit disa shkaqe që kontribuuojnë në rritjen e të prekurve nga këto çrregullime dhe kërkesën për të blerë ilaqe për kurimin e tyre.

Përshkrimi joprotokollar i terapisë, dhënia e recetë me ilaqet për trajtimin e këtyre sëmundjeve nga psikologët, internistët, neurologët, mundësia e blerjes së tyre pa recetë të profesionistit shëndetësor, ndërhyrja e farmacisitit në dozën apo llojin e barit, janë disa nga arsyet që Kutllovci rendit se mund të ndikojnë që pacinetët të përfundojnë me fatalitet.  Po ashtu, edhe neurokirurgu, Afrim Blyta, ka thënë për KosovaPress se mundësia e qasjes në medikamente për trajtimin e çrregullimeve mendore është e lehtë në vendin tonë, derisa thekson kjo po ndikon në përkeqësimin e shëndetit të pacientëve.

Edhe farmacisti, Valon Azemi e pohon se është vërejtur një rritje prej rreth 30 për qind e kërkesave për këto ilaqe. Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, ai potencon se pacientët po kërkojë t’i blejnë depresantët pa recetë të mjekut, për çka thotë se refuzon ta bëjë një gjë të tillë.

Përveç kësaj, sipas të dhënave të dërguara për KosovaPress nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), mbi 600 mijë paketime me Xanax, Diazepam, Clonapezam janë importuar në vendin tonë gjatë vitit 2023 dhe katërmujorit të këtij viti.

Këto ilaqe konsiderohen të jenë ndër më të përshkruarat dhe të kërkuarat për trajtimin e çrregullimeve mendore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një anije transportuese u fundos në Detin e Kuq, pas…